Pikantet e Vora-Vllaznia/ Duka përuron tribunën, Bajramit i heqin trofeun e ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2026 | 9:19

Pikantet e Vora-Vllaznia/ Duka përuron tribunën, Bajramit i heqin trofeun e ndeshjes

vora-vllaznia

-Presidenti Armand Duka inauguron tribunën qendrore të stadiumit VORA Ndeshja delikate mes Vorës dhe Vllaznisë, regjistroi edhe një moment inaugurimi para fillimit të saj ku shfaqet presidenti Duka së bashku me taulant ballën, Blendi Gonxhen dhe Blerim Sherrën në zbulimin e pllaktatës.

– Melos Bajramit të Vllaznisë i heqin trofeun e lojtarit të ndeshjes Shkak mbiemri i njëjtë me lojtarin e Vorës. Çuditë e futbollit shqiptar, Bajramit i heqin trofeun pas dedikimit: Shkon për shokët te Vllaznia dhe… Melos Bajrami foli për mediat pas ndeshjes Vora-Vllaznia(0-0). Çudia qëndron te fakti, se fillimisht iu dha çmimi lojtari i ndeshjes, më pas iu hoq dhe e mori Mario Barjamaj i Vorës. Justifikimi ishte se delegati bëri një lapsus.

– Zëvendësimet e Sherif Kallakut dhe Kevin Dodajt në sfidën mes Vorës dhe Vllaznisë nuk kanë qenë taktike, por të detyruara nga dëmtimet. Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, konfirmoi pas ndeshjes për gazetarët shkodranë se të dy lojtarët kanë pasur probleme fizike që kanë ndikuar drejtpërdrejt në vendimet e stafit teknik.

-Kallaku ka zbritur në fushë me kavilje të ënjtur që përpara nisjes së takimit, duke sakrifikuar për skuadrën, por nuk ka mundur të vazhdojë më gjatë, edhe për shkak të terrenit sintetik që e ka rënduar gjendjen e tij. Dodaj është dëmtuar që në minutat e para të ndeshjes, pas një dyluftimi në zonë me mbrojtësit e Vorës, ku ka pësuar goditje në sy. Sulmuesi ka pasur vështirësi të mëdha në shikim me syrin e djathtë gjatë lojës dhe, për shkak të kësaj gjendjeje, ka qenë vetë ai që ka kërkuar zëvendësimin.

– Martini kapriçioz nuk prononcohet.Vazhdon “lufta” e Edi Martinit me RTSH-ja dhe te Vllaznia nuk i frikësohen “kërcënimeve”. Edi Martini ka bojkotuar “RTSH”-në, pas ndeshjes Vora-Vllaznia(0-0).

-Nga ana tjetër Martini është prononcuar si zakonisht për mediat e tjera të pranishme në stadiumin e Vorës duke konfirmuar edhe njëherë tjetër se është shumë korrekt me to, pavarësisht problemit që mund të ketë me një ekran të vetëm ose më mirë të themi me një prezantuese të vetme.

PANORAMASPORT.AL