Pikantet e Tirana-Elbasani/ Tension pas ndeshjes, përplasje mes lojtarëve dhe tifozëve
Elbasani fitoi 0-1 në kryeqytet, në për balljen ndaj Tiranës. Përtej rezultatit në “Selman Stërmasi”, pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit, nuk kanë munguar përplasjet mes tifozërive. E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e policisë, për të ndaluar përshkallëzimin e situatës. Vlen të përmendet se gjithashtu, disa persona janë shoqëruar për në polici.

Të njohur për rivalitetin mes tyre, gjatë gjithë kohës janë dëgjuar ofendime mes tifozërive, çka ka sjellë edhe tension. Në stadium ishin të paktën 150 forca policie, vecc
– Elbasani mposhti Tiranën me rezultatin 0-1. Ndeshja u fitua falë një goli të Ze Gomesh në pjesën e parë. Tensioni nuk mungoi pas vërshëllimës përfundimtare të gjyqtarit Andi Koçi. Protagonistë u bënë dy lojtarë, Rijad Kobiljar i Tiranës dhe Blejs Tsage nga Elbasani. Si Tsage dhe Kobiljar u aktivizuan në pjesën e dytë. Tirana po lufton për mbijetesën, ndërsa Elbasani synon titullin kampion.
-Në fund të ndeshjes ka pasur edhe përplasje në tunel, por ishte policia ajo që ndau lojtarët e të dyja skuadrave. -Përplasje që në fillim mes dy tifozërive në stadium. Sharje me shumicë, mbi normalen. Në stadium janë 4000 tifozë, ndërsa rreth 2000 kanë ardhur nga Elbasani.
-Redon Xhixha është graduar kapiten i parë, ndonëse në fushë është Rimal Haxhiu që është kapiteni i ekipit.
-Në fillim të takimit takim Shehi-Gvozdeboviç, që dikur kanë qenë pjesë e të njëjtës skuadër Skënderbeut. -Loja nis me vonesë, pasi vonohet nga portieri i Elbasanit, Janaccek. Ky i fundit nuk e vë “ujin në zjarr”, duke rregulluar palestrinat.
-Vera, Meta, Tsague rrezikojnë të kuq, pasi ndërhyrjet e tyre janë në limitet e të verdhës. Të tre u ndëshkuan nga gjyqtari.
-Tifozët e Elbasanit hyjnë 30 minuta me vonesë në fushë. Aja u kontrolluar imtësisht nga policia, por edhe në këtë rast nuk
-Tifozët e Tiranës hapi banderola të ndryshme ironike në adresë të tifozëve miq. “Arrachat GPT”, ishte një, ndërsa e dyta: 10 emra ndërron as vet si di, kismet nesër, do të quhesh Vllazni”.
-Ivan Gvozdenoviçi nevrikoset me Lajthinë që nuk pasoi mirë, duke shfryrë nga ai dhe stoli. Në fund të 45 minutave të para trajneri bën një mbledhje në pankinë me të gjithë stafin e tij.
-Kobiljar kapet me pankinën e Elbasanit për një faull. Ata protestojnë por lojtari i Tiranës u bën me shenjë që ishte faull. Kacafytje Tsague-Kobiljar me këtë të fundit që shtyn sulmuesin. Lojtari i Elbasanit nuk ngrihet, ndërsa Kocci bën shenjë që loja të vazhdojë, pasi futbollisti nuk ka gjë. Tsague ccohet menjëherë.
-Në minutat 86-91, loja ndalet, pasi dëmtohet kapiteni Bruno Lulaj. Shkon stafi mjekësor. Në fillim kërkohet ambulanca dhe barela, por më pas gjithçka ndryshon. Elbasani mbetet me 10 lojtarë. Lulaj largohet i dëmtuar pas përplasjes së frikshme me portierin Janaçek. Ai nuk vazhdoi më lojën dhe mezi lëvizte në fund të ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL













