Pikantet e Flamurtari-Vllaznia/ Grushte në tribunë, Moriero “fluturon” Idrizin e vogël! Trajneri Martini bëhet për cigare
Në stadiumin “Flamurtari” emocionet nisën që para vërshëllimës së parë. Ndeshja u hap me një homazh prekës për tifozin e ndjerë Leandro Shametaj, ndërsa atmosfera në tribuna, prania e figurave të njohura dhe skenat e pazakonta në fushë e jashtë saj e kthyen përballjen Flamurtari-Vllaznia në një ditë të paharrueshme për futbollin vlonjat.

-Futbollistët e të dyja skuadrave, dalin me karafila të bardhë nga tuneli dhe shkojnë tek “Flota Kuqezi” aty ku është vendosur fotografia e një prej tifozëve, 17-vjeçarit Leandro Shametaj, të gjithë vendosën karafilat te fotografia e tifozit, bashkë me lojtarët edhe gjyqtarët. Stadiumi ngrihet në këmbë në shenjë respekti.
– Sinan Idrizi mungon në stadium, por në tribunë është homologu i tij shkodran Alban Xhaferi. Sinani zëvendësohet nga djali i tij Ensari. Në tribunë edhe Kreshnik Çipi dhe Rapo Taho.
-Myftiu i Rrethit të Vlorës, (Hoxha i Vlorës) Ardit Hoxhllaku si shkodran që është me origjinë kishte ardhur për Vllazninë në stadium. Por prezenca e tij në tribunë i solli fat Flamurtarit.
-Trajneri Moriero i shqetësuar që bë fillim të ndeshjes. Ndërsa Edi Martini e nis në stol.
-Maksuti shikohet të lutet para sfidës.
-Diavara e nis titullar me Morieron, ndërsa ma Garsian nuk u preferua.
-Në minutën e pestë tifozët shpalosin banderolën: Fanella jonë më e rëndë se krenaria juaj.
– Ultrasit vlonjatë mbështesin me brohoritje skuadrën, ndërsa hedhin edhe tymuese kuqezi.
– Fusha problem. Tapeti krijon pjesë të shkëputura të barit, duket se ende nuk është në gjendjen e duhur.
– Herald Marku luajti dje si ish, duke provuar emocionet kundër Vllaznisë. Ai nuk festoi kur gjuajti saktë penalltinë.
-Në stadium edhe turistë të huaj.
– Për herë të parë në stadiumin e Vlorës shërbim me dy bare të dedikuara për tribunën qendrore, të cilat shërbenin birra dhe ujë në gota plastike.
– Prindërit e Valentino Murataj në stadium. Dëgjohen shpesh që të flasin për djalin e tyre, por edhe të komentojnë skuadrën.
– Pas golit të Flamurtarit ka sherr dhe shtytje në tribuna mes tifozëve të Flamurtarit dhe Vllaznisë. Ndërhyjnë për të vendosur qetësinë drejtuesit e dy klubeve.
– Në minutat e fundit hidhen topa pa fund në fushë nga fëmijët si “hile” për të vonuar lojën.
– Pas ndeshjes futbollistët e Flamurtarit përshëndeten me tifozët dhe festojnë së bashku.
– Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini bëhet për cigare. Pas takimit ndez një cigare dhe bisedon me stafin.
– Pas ndeshjes një pjesë e futbollistëve të Flamurtarit dalin në nxehje për disa minuta.
-“Çmendet” Françesko Moriero. Në fund të ndeshjes ngre në krah djalin e Sinan Idrizit, Ensarin teksa ky i fundit shkon për ta uruar për fitoren.
ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL













