Pikantet e Egnatia-Vllaznia/ Tifozë dhe ofendime pa fund, tensioni është “high voltage”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2025 | 10:25

Pikantet e Egnatia-Vllaznia/ Tifozë dhe ofendime pa fund, tensioni është “high voltage”

Në sfidën e djeshme mes Egnatias dhe Vllaznisë ka pasur disa të veçanta që nuk u panë në TV.

Screenshot 2025-03-28 102445

-Mbi 2200 tifozë ishin të pranishëm për të ndjekur sfidën e djeshme mes Egnatias dhe Vllaznisë.

-Që në minutën e dytë, Brdariçit nuk i mbajnë nervat dhe ankohet te gjyqtari i katërt për vendimet e kryesores.

-Sherr mes Gurishtës dhe Lushkjes, që përfshin edhe dy pankinat. Rusta nuk i fal dhe i ndëshkon me nga një të verdhë. Gurishta kapet sërish me Jahajan.

– Tymuese në fushë nga tifozët e Vllaznisë, të shumtë në stadiumin e rrogozhinasve. Sigurisht, kori i ofendimeve nga të dyja palët nuk është ndalur asnjë moment.

-Në fushë në minutën e 58-të, kthehet Albano Aleksi. Mesfushori nuk luante që prej sfidës mes Partizanit dhe Egnatias.

-Lushkja dhe Fernando përplasen me njëri-tjetrin. Braziliani bie në fushë dhe stafi i Vllaznisë ndërhyn duke i dhënë ndihmën e shpejtë. Loja ndalet, por asgjë serioze për lojtarin e kampionëve.

PANORAMASPORT.AL