Pikantet e dhjetë skuadrave të Superiores/ Elbasani me galopim kampioni, shkodranët…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2025 | 12:05

Pikantet e dhjetë skuadrave të Superiores/ Elbasani me galopim kampioni, shkodranët…

Sot luhet java e 35-të e Kategorisë Superiore. Në një kampionat të gjatë që mbyllet pas 180 minutash, këto janë të veçantat….superiore-1-Elbasani ka shënuar gol në 5 ndeshjet e fundit. Janë 10 sfida të luajtura që nga humbja e fundit, që verdheblutë nuk dorëzohen. Elbasani, prej javës së parë, ka ecurinë më të mirë të pamposhtërisë në Superiore.

-Skënderbeu ka pësuar gol në 6 sfidat e fundit, duke treguar se është një ekip i brishtë në mbrojtje.

-Tirana ka shënuar çdo herë gol në 5 ndeshjet e fundit, ndërsa Teuta ka 6 takime me rezultate pozitive prej humbjes së fundit në kampionat Laçi ka 9 takime që nuk shijon fitoret. Seria më e gjatë pa triumf në Kategorinë Superiore. Numri më i madh i golave të miqve në sezonin aktual të Kategorisë Superiore mbahet nga Dinamo në ndeshjen kundër Elbasanit. Rezultati përfundimtar 0-5.

-Numri më i lartë i golave të shënuar nga një skuadër vendëse në Kategorinë Superiore, mbahet nga Egnatia në ndeshjen ndaj Bylisit. Rezultati në fund 4-0.

-Loja e Kategorisë Superiore me numrin më të lartë të golave është Tirana-Vllaznia e luajtur në Lushnjë, me gjithsej 7 rrjeta.

-Skuadra më e mirë sipas numrit të përgjithshëm të golave në shtëpi është Vllaznia me 29 gola. Dhe në ndeshjet jashtë të sezonit aktual është sërish ekipi shkodran me 23 gola.

PANORAMASPORT.AL