Pikantet e Bylis-Partizani, 500 tifozë dhe dëshpërim i kryeqytetasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2025 | 10:57

Pikantet e Bylis-Partizani, 500 tifozë dhe dëshpërim i kryeqytetasve

Bylis ka regjistruar fitoren e parë këtë sezon, duke treguar karakter dhe qetësi në një ndeshje ku emocioni nuk mungoi.tyu-Gjatë përplasjes midis Ualison dhe Ismailirit pati një moment tensioni, por ndërhyrja e shpejtë e dy stafeve mjekësore eviton panikun dhe lojtarët vazhduan lojën, duke mbajtur distancën dhe duke u konsultuar me mjekët për gjendjen e tyre.

-Tifozët miq e morën sfidën me qetësi, por pas golit të Isgandarlit atmosfera u ndez.

-Goli i tretë i Bylisit e ekzaltoi edhe më shumë publikun vendas, veçanërisht ata në ballore, të cilët brohoritnin: “Bylis, Bylis…”.

-Fitorja e parë e Bylisit në këtë kampionat, ashtu si edhe vitin e kaluar, erdhi kundër një skuadre nga kryeqyteti. Vitin e kaluar, mallakastriotët munden Dinamon në Ballsh 1-0 me gol të Brunos, ndërsa këtë edicion triumfuan në “Adush Muçaj”, në javën e pestë.

-Malomo shënoi dopietën e parë me fanellën e Bylisit. Mesfushori nigerian po kalon një formë të shkëlqyer, duke qenë një nga lojtarët më punëtorë dhe me fjalë pak, por që ka ndihmuar skuadrën mallakastriote në shumë sfida, si sezoni i kaluar, ashtu edhe këtë edicion.

-Rreth 500 spektatorë ndoqën ndeshjen në “Adush Muçaj”, ndërkohë që kishin ardhur edhe “Ultras Guerrils” për të mbështetur skuadrën e tyre gjatë gjithë takimit.

PANORAMASPORT.AL