PIKANTET DINAMO-FLAMURTARI/ 100 tifozë, Bernard Berisha “gozhdohet” në stol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2026 | 22:41

PIKANTET DINAMO-FLAMURTARI/ 100 tifozë, Bernard Berisha “gozhdohet” në stol

“Panorama Sport” ju servir disa nga pikantet e kësaj sfide, ku ra në sy numri i pakët i tifozëve.

-640-0-1771176810xgdfjpg-791

– Numri i të pranishmëve në stadium ishte shumë i paktë, ku nuk shkonin më shumë se 100 tifozë, të cilët ishin të akomoduar në tribunën qendrore.

– Momcilo Raso u detyrua të fashojë kokën pas një dëmtimi në një dyluftim. Gjithë ndeshjen e luajti me kokën e fashuar.

– Në një moment të dyshimtë në zonë, dinamovitët kërkojnë penallti. Nga tribuna nisën thirrjet: “Shihni VAR”-in, por nuk ishte i këtij mendimi gjyqtari.

– Bernard Berisha vazhdon të gozhdohet në stol. Daja e nxori në nxemje, por nuk e aktivizoi fare në lojë.

– E veçantë. Flamurtari u nis dje rreth orës 12:30 drejt Elbasanit siç mësoi “Panorama Sport”, ndërsa në prag ishte ndeshja me Dinamon.

Ndeshja në “Elbasan Arena” ishte delikate, ndërsa kuqezinjtë nuk ia dolën që të niseshin më përpara duke krijuar një episod të pazakontë për ta, por në fund morën një pikë të vlefshme.

PANORAMASPORT.AL