Pezullime për shkak të kartonëve, disa mungesa në javën e radhës/ Ja skuadrat më të prekura
Java e radhës e kampionatit do të ketë disa mungesa të rëndësishme për shkak të pezullimeve nga kartonët e verdhë. Disa lojtarë dhe pjesëtarë të stafeve teknike kanë plotësuar kuotën e katër kartonëve të verdhë dhe, si rrjedhojë, nuk do të jenë të disponueshëm për skuadrat e tyre në ndeshjen e ardhshme.

Tek Elbasani, do të mungojë Blaise Tsague, i cili është pezulluar pas akumulimit të katër kartonëve të verdhë. Ndërkohë, te Dinamo, i pezulluar është pjesëtari i stafit Renaldo Kalari, që gjithashtu ka plotësuar këtë kuotë ndëshkimesh. Edhe Vora do të duhet të bëjë llogaritë pa dy lojtarë të saj, pasi Jurgen Vrapi dhe Mario Barjamaj janë pezulluar për të njëjtën arsye.
Në të njëjtën situatë ndodhet edhe Flamurtari, që në ndeshjen e radhës nuk do të ketë në dispozicion Erald Maksutin dhe Bangali Diavaranë, të dy të ndëshkuar me katër kartonë të verdhë. Ndërkohë, te Partizani, mungesa do të jetë në stafin teknik, pasi Oltijon Kërnaja është gjithashtu i pezulluar për shkak të akumulimit të kartonëve. Këto mungesa mund të kenë ndikim në planet e trajnerëve për ndeshjet e ardhshme, në një moment të sezonit ku çdo pikë ka rëndësi të madhe për objektivat e skuadrave.
PANORAMASPORT.AL













