Përsëritet historia me Vorën, vazhdon shkëmbimet e stadiumeve dhe planfikon festat e fundvitit në “shtëpi”
E përsëri Vora do të jetë në një ndeshje transferte edhe pse ajo do të jetë vendase. Kjo ndeshje kundër Elbasanit do të luhet në “Elbasan Arena” ashtu si dhe në ndeshjen e fazës së parë, edhe pse vorakët janë pritës në shtëpinë e kundërshtarit.

Kjo ashtu siç kemi cilësuar dhe më parë bëhet për arsyen e stadiumit të Vorës i cili nuk do të jetë gati as javën e ardhshme. Pritet që ndeshja e 24-dhjetorit, ajo kundër Bylisit të jetë ndeshja e parë e Vorës në superiore, në shtëpinë e saj. Kështu që përveç Elbasanit, Vora do ta luajë edhe ndeshjen me Dinamon jashtë fushës së saj, por këtë herë do të ndjehet si në shtëpi, pasi ndeshja kundër Dinamos do të luhet në stadiumin kombëtar “Air Albania” të kryeqytetit.
AXHENDA –Ndeshja me Elbasanin do të luhet të shtunën e 13 dhjetorit, në ora 16:30 në “Elbasan Arena”, më pas ndeshja pasuese me Dinamon do të luhet të premten e 19 dhjetorit, në ora 16:30 në stadiumin kombëtar “Air Albania”, ndërsa ndeshja e fundit e këtij viti që mbyll njëkohësisht edhe fazën e dytë, do të jetë historike për Vorën pasi ajo do të jetë dhe ndeshja e parë e luajtur në shtëpi, në elitën e futbollit shqiptar.
Pra ndeshja Vora – Bylis do të luhet të mërkurën e 24 dhjetorit në ora 13:30, në stadiumin “Vora”. Më pas lojtarët do të marrin pushimet e fundvitit për t’u paraqitur më 9 janar 2026, në ndeshjen e parë të vitit, kundër Teutës në Durrës e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Dhe fazën e tretë të kampionatit, Vora do ta nisë 13 janar në stadiumin e Vorës kundër Partizanit.
PANORAMASPORT.AL













