Përplasja Markez-Rosi, spanjolli kujton incidentin: Duhej flamur i zi
Në dokumentarin “DECODED” të DAZN, Horge Lorenco ndan versionin e tij për incidentin e famshëm mes Valentino Rosit dhe Mark Markezit në garën e Malajzisë më 2015. Sipas tij, momenti kur Rosi e nxori Markezin jashtë piste duhej të ishte ndëshkuar me flamur të zi.

“Isha i zemëruar sepse mungesa e dënimit e ndikoi direkt luftën për titull dhe më penalizoi në pikë. Më tronditi sepse nuk je mësuar të shohësh një pilot që e heq tjetrin nga pista kaq hapur”, tha Lorenco, duke komentuar atë incident famëkeq të kthesës 14, që në tetor do të mbushë 10 vite.
Gjithsesi në fund të atij sezoni Lorenco e fitoi titullin. Përtej atij episodi, Lorenco rrëfeu marrëdhënien e ndërlikuar me Rosin gjatë viteve si shokë skuadre te Yamaha, duke e përshkruar italianin si një pilot të plotë, shumë inteligjent dhe me ndikim të jashtëzakonshëm në media, që e bëri presionin në garë edhe më të madh.
“Nëse nuk do të isha i fortë psikologjikisht, do të isha ‘shuar’ nga ai ndikim”, pranon spanjolli. Sipas Lorencos, dueli me Rosin ishte më i vështirë sesa me Marke-in: “Rosi më ka mundur më shpesh në përballjet direkte sesa Mark”, duke theksuar se intensiteti i garave me Rosin ishte unik dhe nuk krahasohej me askënd tjetër.
PANORAMASPORT.AL













