Përfundon ndeshja mes Dinamos dhe Kukësit, shënohen pesë gola dhe pritet një penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2025 | 14:16

Përfundon ndeshja mes Dinamos dhe Kukësit, shënohen pesë gola dhe pritet një penallti

Dinamo e ka fituar sot miqësoren e luajtur përballë Kukësit. Kryeqytetasit ia dolën të triumfonin me rezultatin 3 me 2.

Screenshot 2025-03-22 141514

Një ndër golat më të bukur të takimit u shënuar nga Redon Danaj. Ky i fundit ia doli që të tundë rrjetën e dinamovitëve përmes goditjes së dënimi.

Portieri i Kukësit, Dervishaj, priti një penallti. Golat për Dinamon u shënuan nga Qardaku, Nani dhe Hiso. Në anën tjetër, për verilindorët tundi rrjetën edhe Birçaj.

Tashmë skuadrat do të fokusohen respektivisht në Superiore dhe Kategorinë e Parë, për sfidat e javës së ardhshme.

PANORAMASPORT.AL