Pas Partizanit, FSHF bën të lumtur edhe Tiranën. Europiani në bashkëpunim me Serbinë u zgjidh halle klubeve kryeqytetase

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2026 | 19:38

Pas Partizanit, FSHF bën të lumtur edhe Tiranën. Europiani në bashkëpunim me Serbinë u zgjidh halle klubeve kryeqytetase

Fusha e “Skënder Halilit” është prishur plotësisht për t’u rindërtuar nga e para, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Kampionatit Europian U-21 që do të zhvillohen në Shqipëri. Ky është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në prag të evenimentit, duke synuar që ambientet stërvitore të përmbushin standardet më të larta të kërkuara nga UEFA.

kompleksi skender halili

Prej dy ditësh, punimet kanë nisur intensivisht në kompleksin stërvitor të Tiranës, ku makineritë kanë hyrë në terren për të shembur dhe përgatitur bazën e re të fushës. Ndërhyrja përfshin jo vetëm barin dhe sistemin e drenazhimit, por edhe përmirësime të tjera teknike që lidhen me cilësinë e terrenit, qëndrueshmërinë dhe përdorimin afatgjatë të tij. Ky investim vlerësohet si një hap i rëndësishëm jo vetëm për organizimin e Europianit U-21, por edhe për të ardhmen e klubit Tirana.

Fusha e re pritet të sjellë kushte më moderne stërvitore për ekipin e parë dhe akademinë, duke rritur ndjeshëm cilësinë e punës së përditshme dhe përgatitjes së futbollistëve të rinj. Punimet pritet të zgjasin disa javë, ndërsa objektivi është që fusha të jetë plotësisht gati për përdorim përpara fi llimit të ndeshjeve zyrtare të Europianit.

PANORAMASPORT.AL