Partizani-Vora, motivim maksimal për duelin e veçantë të Superiores
Partizani do të presë Vorën, më 24 gusht ora 20:00. Ndeshja do të luhet në “Arena e Demave”. Kështu do të nisë rrugëtimi për trajnerin e ri, Mladen Milinkoviç.

Vora është një pengesë e vërtetë për “demat”. Kampionët e Kategorisë së Parë janë të motivuar maksimalisht në këtë prag kampionati ku do të kenë paraqitjen e para historike. Partizani ka publikuar posterin zyrtar, që pritet të pasohet nga nxjerrja e biletave në shitje.
Në anën tjetër, Vora ka publikuar një video motivuese. “Erdhi momenti, në një qytezë të vogël mes ëndrrave. Për fillimin e një historie. Vora është gati”, shkruhet në mesazhin e transmetuar. Një sfidë ku mund të jetë i vështirë parashikimi.
Nëse te Vora mungon Ruzgis, te Partizani është Skuka që vështirë të llogaritet. Gjithçka mbetet e hapur.
PANORAMASPORT.AL













