“Partizani u mbrojt mirë”, Gvozdenoviç flet për mungesën e golit: Na mungoi Tsague, por kjo është situata

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2025 | 20:40

“Partizani u mbrojt mirë”, Gvozdenoviç flet për mungesën e golit: Na mungoi Tsague, por kjo është situata

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç foli pas barazimit pa gola me Partizanin. Ai deklaroi se iu mungonte Tsagee dhe se do mundohet ti rrëgullojnë gjërat në vijim.

bandicam 2025-11-28 20-32-14-274

“Ke të drejtë, sot kemi fituar shumë topa dhe kur ishte momenti ynë, nuk i shfrytëzuam, ne ishim gabim, do mundohemi të rregullojmë gjërat. Ndoshta mungon Tsage, por jam i kënaqur me atë që Diallo bëri sot. 4 ndeshjet e fundit Tsage shënoi 4 gola dhe kishim nevojë për të. Nuk kishim ritëm sot, topi ishte i ngadaltë, plus dhe me gabimet e pasimit në pjesën e parë dhe Partizani mbrojti mirë dhe kjo ishte arsyeja. Ndoshta duhet të reagonim në hapësirën 1 kundër 1. Ishte vetëm një top në hapësirë me Diallo në pjesën e parë, nuk ishte kollaj të gjenim hapësira, ndoshta ishte momenti për një gol, por kjo ishte situata”, deklaroi Gvozdenoviç për “RTSH Sport”.

PANORAMASPORT.AL