Postuar: Korrik 6, 2025 | 18:42
Partizani te vazo e favoritëve, por kompanitë e basteve mendojnë ndryshe. Vendosen kuotat për ndeshjen me estonezët
Partizani do të përballet me Kaljun në turin e parë të Ligës së Konferencës. Më 10 korrik, “demat” do të sfidojnë skuadrën estoneze në transfertë.

Kompanitë e basteve kanë kuotuar tashmë këtë sfidë. Bie në sy se estonezët konsiderohen më favoritë, për të shkuar te fitorja. Sigurisht kanë avantazh duke qenë edhe si pritës.
Fitorja e Kaljus kuotohet me 2.3. Në anën tjetër, triumfi i Partizanit ka koeficient që shkon deri në 3. Barazimi është me kuotën 3.3.
Të kuqtë ndodheshin në vazon e favoritëve për turin e parë të Ligës së Konferencës, madje edhe për të dytin. Largimet duket se kanë bërë që ekspertët ta konsiderojnë Kaljun favorit për ndeshjen e shtëpisë.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













