Partizani përmbyset sërish, “Deja Vu” me vitin e kaluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2026 | 20:26

Partizani përmbyset sërish, “Deja Vu” me vitin e kaluar

Partizani nuk mundi të prekë raundin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë duke u eliminuar nga Elbasani në çerekfinale. Të kuqtë, edhe pse fituan në ndeshjen e parë në transfertë nuk mundën ta ruanin avantazhin, duke u përmbysur në kryeqytet nga verdheblutë që fituan pas kohës shtesë me shifrat 1-3.

partizani

Kupa ishte një nga objektivat kryesor për Partizanin, por që sërish mbetet i paarritshëm për këtë sezon. Për ironi të fatit, kryeqytetasit duket se përjetojnë një “Deja Vu” me sezonin e kaluar, pasi edhe vjet u eliminuan në të njëjtën formë, me përmbysje, nga Egnatia.

Edhe pse vjet bëhej fjalë për gjysmëfinalet e kompeticionit, sërish mënyra e eliminimit është e ngjashme me atë që erdhi nga Elbasani. Të kuqtë triumfonin në Rrogozhinë me rezultatin 0-1. Por, më pas në “Arenën e Demave”, Egnatia barazoi rezultatin e përgjithshëm në 1-1 pas golit të Xhemajlit, ndërsa në kohën shtesë, Partizani pësoi edhe golin e dytë me Guindon duke u eliminuar.

Kështu, ndjekja e trofeut të Kupës së Shqipërisë vijon për Partizanin, teksa të kuqtë nuk e fitojnë këtë trofe prej plot 22-vitesh, teksa për herë të fundit triumfuan me Dinamon 1-0 në vitin e largët 2004. Tashmë, vëmendja e Partizanit do të kthehet nga kampionati aty ku skuadra e drejtuar nga trajneri Oltijon Kërnaja do të kërkojë të sigurojë pjesëmarrjen në zonën e “Final Four”.

Aktualisht, ekipi i “Demave të Kuq” është në vendin e pestë me 39 pikë, po aq sa Dinamo e vendit të katërt dhe e hëna e ardhshme rezervon në “Air Albania”, duelin direkt me skuadrave, një duel që mund të përcaktojë shumë për fatet e sezonit të Partizanit. Një fitore sigurisht që do t’i jepte më pas moralin e duhur të kuqve për të mbrojtur vendin e katërt deri në fundin e sezonit e për të siguruar më pas biletën për në “Kupat e Europës”.

PANORAMASPORT.AL