Partizani pagoi 50 mijë euro, ja detajet për talentin që luajti me ekipin U-19 të “demave”
Afrimi më i fundit i Partizanit ishte Kazim Ogunleje nga Nigeria. Të kuqtë e kanë shndërruar Afrikën në një “market” mjaft të pëlqyer dhe vazhdimisht po shohin për të përforcuar ekipin më të rinj të talentuar.

Nga Nigeria zbulojnë edhe detajet e marrëveshjes mes Partizanit dhe Reinxhers International për Ogunleje. I riu i ka kushtuar Partizanit afro 50 mijë euro, teksa detaji më i ri është se klubi nigerian ka mbajtur edhe 20% të kartonit, në rast të rishitjes së 18-vjeçarit.
Vetë Ogunleje ka firmosur kontratë për katër vite, e vlefshme deri në vitin 2029. Lojtari i talentuar ka luajtur ndeshjen e parë në akademinë e Partizanit. Talenti i ardhur nga Nigeria u aktivizu më 8 mars kundër Apolonisë, sfidë që u fitua me rezultatin 0-3.
Në verë, Partizani pati blerë edhe Sodik Ismail, por mbrojtësi i djathtë u largua pas dështimit në vizitat mjekësore, sipas asaj që thuhet në rrugë jozyrtare, pasi klubi nuk ka folur asnjëherë në formë zyrtare në lidhje me këtë temë.

PANORAMASPORT.AL













