Partizani nuk di të reagojë, pësimi i golit është gjithmonë “shok”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2025 | 22:02

Partizani nuk di të reagojë, pësimi i golit është gjithmonë “shok”

Partizani në vitet e fundit dallonte për golat e shënuar në fund dhe që nuk dorëzohej në kërkim të golit. Këtë kampionat po shikohet një pasqyrë, që nuk i shkon për shtat 17 herë kampionëve të vendit.

kernaja

Humbja me Dinamon dhe mungesa e reagimit pas golit kundërshtar, nuk është risi. Në nëntë javët e para dallon pikërisht ky fakt, që Partizani asnjëherë nuk shënon pasi ka pësuar gol. Në katër javë është mbajtur porta e paprekur, ndërsa në pesë të tjerat vërehet që asnjëherë ekipi nuk ka reaguar pas pësimit të golit. Për më tepër, 13 gola të pësuar te takimet në fjalë, tregojnë sa shumë Partizani e vuan golin e rivalit. Humbjet janë ndaj Vllaznisë, Elbasanit, Bylisit, Tiranës dhe Dinamos.

SFIDAT- Partizani ka kaluar dy herë në avantazh, por pa e menaxhuar atë dhe madje duke parë kundërshtarin të përmbysë rezultatin. Hera e parë ishte në Shkodër ku Vllaznia në minutat e fundit shënoi tre herë. Atë sfidë, Partizani po e fitonte 0 me 1 deri në minutën e 35-të ku një penallti rezultoi vendimtare, për të ndryshuar fatin e takimit. Elbasanit i mjaftoi më pas një gol në të njëjtin moment si Vllaznia, për të ruajtur avantazhin minimal deri në fund.

Partizani provoi tronditje me Bylisin ku në Ballsh pas avantazhit 0 me 1 në minutën e 20-të, vendësit barazuan në minutën e 42-të. Më pas përmbysja erdhi në pjesën e dytë. Ndaj Vllaznisë, Elbasanit dhe Bylisit rezulton që periudha 35′-45′ ka rezultuar vendimtare për të ndryshuar fatin e takimit. Sfida ndaj Tiranës solli një shthurje dhe largimin e Milinkoviç. Njëjtë si në takimet e përmendura më sipër, Partizani nuk ia doli të reagonte dhe pse kishte gjithë kohën e mundshme në dispozicion.

sdffdsfdfdssfdfsdsfddsf

I njëjti skenar u rikthye në javën e fundit, vetëm se sfida ndryshoi me autogolin e Atanaskoskit në minutën e 54-t. Partizani jo vetëm që nuk barazoi, por pësoi dhe të dytin e rrezikoi edhe në momente të tjera. Në fund rezulton se Partizani e ka mbajtur katër herë portën e paprekur dhe në ato përballje i ka fituar dy. Në pesë takimet e tjera nuk ka reaguar asnjëherë kur ka pësuar, duke i mbyllur me humbje.

PANORAMASPORT.AL