Partizani mbetet me sytë e kthyer jashtë, vazhdon audicioni ndërkombëtar për trajnerin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2025 | 22:38

Partizani mbetet me sytë e kthyer jashtë, vazhdon audicioni ndërkombëtar për trajnerin e ri

Te Partizani vijojnë “audicionet” për trajnerin e ri. Janë tre emra konkretë të përmendur gjatë kësaj kohe në klubin e kuq: Mladen Milinkoviç, Mario Cvitanoviç dhe Françesko Moriero.

demi abilaliaj

Pista me këtë të fundit është sfumuar së fundmi. Por Partizani vijon të fokusohet kështu jashtë Shqipërisë, ndërsa ka eksperienca nga viti 2023 me Zoran Zekiç dhe Aleksandar Veselinoviç.

Duhet theksuar se asnjë prej tyre nuk e pati një edicion të plotë ekipin. Dhe janë emra që erdhën nga Ballkani, Zekiç si kroat dhe Veselinoviç serb.

PANORAMASPORT.AL