Partizani e konsideroi për stolin, Moriero kërkon fitoren e parë ndaj “Demave”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2025 | 23:22

Partizani e konsideroi për stolin, Moriero kërkon fitoren e parë ndaj “Demave”

Françesko Moriero ishte një ndër alternativat e Partizanit, për të pasuar Skënder Gegën e larguar në korrik. Dhe pse klubi i kuq e konsideroi për stolin, por në fund vendosi që të emëronte Mladen Milinkoviç. Ironia e fatit është se Moriero rikthehet në Superiore pikërisht kundër Partizanit. Trajneri i Flamurtarit debutoi në Kupë me fitoren 5 me 0 ndaj Naftëtarit.

MOREIRA

PËRBALLJET- Moriero e drejtoi pesë herë Laçin në sezonin e kaluar, kundër Partizanit. Asnjë ndeshje nuk u fitua, ndërsa u humbën tre takime. Partizani eliminoi Laçin nga çerekfinalja e Kupës së Shqipërisë. Ndeshjet ishin mjaft të balancuara, ndërsa bie në sy se Laçi i Morieros e gjeti rrugën e rrjetës vetëm një herë. Në anën tjetër u pësuan katër gola.

INTERESANTE- Moriero vendoset përballë Kërnajës, që ndërkohë e ka debutimin e tij në Superiores. Interesant është fakti se Moriero dhe Kërnaja janë mjaft të ngjashëm, përsa i përket filozofisë së lojës që preferojnë. Të dy e nisin me pesë mbrojtës në prapavijë.

Si Kërnaja edhe Moriero preferon skemën 5-4-1 dhe 5-3- 2. Bashkë ishin një kombinim mjaft i mirë te Laçi në tre muaj. Më pas erdhi largimi i Kërnajës në janarin e këtij viti. Më 19 tetor të vitit të kaluar, Moriero dhe Kërnaja debutonin bashkë. Në të njëjtën datë vendosen bashkë përballë këtë herë, ndërsa duhen të nxjerrin nga kriza respektivisht Flamurtarin dhe Partizanin.

PANORAMASPORT.AL