Partizani duhet të mendojë seriozisht për pjesëmarrjen në Europë, koeficienti i eliminatoreve është në rrezik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2025 | 20:53

Partizani duhet të mendojë seriozisht për pjesëmarrjen në Europë, koeficienti i eliminatoreve është në rrezik

Partizani duhet të mendojë seriozisht për pjesëmarrjen në Europë, ndërsa rrugëtimi i Kupës shikohet si opsion për ta arritur si objektiv.

partizani

Të kuqtë me koeficientin 7.5 për edicionin e ardhshëm, ndodhen në pozitën më të mirë krahasuar me klubet e tjera të Superiores. Partizani do të kishte të sigurt vendin në vazon e favoritëve, si për shortin e turit të parë të Ligës së Konferencës dhe atë të dytë.

Për të menduar Ligën e Kampioneve duhet një mrekulli, pasi vetëm ekipi kampion merr pjesë në kualifikueset e kompeticionit më të rëndësishëm. Partizani ndërkohë po lufton për mbijetesën. Nëse të kuqtë nuk marrin pjesë në Europë gjatë edicionit të ardhshëm, atëherë humbasin koeficientin 7.5.

PANORAMASPORT.AL