Partizani “armatoset” për sezonin e ri, tre alternativa më shumë për trajnerin e ri të të kuqve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2026 | 22:41

Partizani “armatoset” për sezonin e ri, tre alternativa më shumë për trajnerin e ri të të kuqve

Partizani ka nisur të bëjë llogaritë për organikën e sezonit të ardhshëm, ndërsa në skuadër do të rikthehen edhe disa futbollistë që ishin huazuar gjatë edicionit të fundit.

ogunleje

Bëhet fjalë për Kazim Ogunleje, Mateo Shanaj dhe portierin Skënder Tahri. Vëmendja më e madhe përqendrohet te Kazim Ogunleje, i cili ishte pjesë e Pogradecit në Kategorinë e Parë. Futbollisti nigerian 19-vjeçar zhvilloi një sezon pozitiv me liqenorët, duke fituar vendin e titullarit dhe duke treguar vazhdimësi në paraqitje. Ogunleje arriti të shënojë pesë gola gjatë sezonit, një tregues i qartë i progresit të tij. Pikërisht për këtë arsye, ai mund të konsiderohet një alternativë shtesë për repartin ofensiv të të kuqve në sezonin e ardhshëm.

Nga huazimi te Pogradeci rikthehet edhe Mateo Shanaj, ndërsa pjesë e organikës do të jetë sërish edhe portieri Skënder Tahri, i cili kaloi sezonin e fundit te Luftëtari. Tashmë do t’i takojë stafit teknik të vendosë për rolin që secili prej tyre do të ketë në Partizanin e sezonit 2026-2027.

PANORAMASPORT.AL