Orges Shehi i hap rrugë rikthimit në kryeqytet? Trajneri trazon rrjetin me veprimin e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2025 | 20:45

Orges Shehi i hap rrugë rikthimit në kryeqytet? Trajneri trazon rrjetin me veprimin e fundit

Orges Shehi është aktualisht trajner i Ballkanit. Tekniku durrsak ka shfaqur së fundmi një postim, kur ishte pjesë e Tiranës.

ORGES SHEHI

Kështu Shehi ka trazuar rrjetin me veprimin e fundit. Në krye të bardhebluve qëndron Bledi Shkëmbi, që mbylli sezonin duke siguruar mbijetesën.

Tirana ka nisur revolucionin për sezonin e ri. Zyrtarizimi i fundit ishte largimi i Agim Ibraimit nga detyra e drejtorit sportiv. Pasuesi i tij pritet të jetë Tefik Osmani.

Shehi ishte pjesë e Tiranës për 120 ndeshje nga janari i vitit 2021 deri në tetorin e vitit 2023. Gjatë kësaj kohe fitoi titullin dhe Superkupën duke qenë ndër trajnerët më të suksesshëm të bardhebluve në vitet e fundit.

Fotoja e rikthyer nga Shehi:

Screenshot 2025-05-29 204430

PANORAMASPORT.AL