ORA 14:00 dhe 16:00/ Goglat, sot shorti për Europën e shqiptarëve. Partizani e Vllaznia e nisin favoritë në letër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2025 | 8:24

ORA 14:00 dhe 16:00/ Goglat, sot shorti për Europën e shqiptarëve. Partizani e Vllaznia e nisin favoritë në letër

Shorti i raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve UEFA për sezonin 2025-26 do të zhvillohet të martën, më 17 qershor, në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nion të Zvicrës. UEFA ka caktuar orën 14:00 si kohën e shortit për “Champions League”, ndërsa 16:00 për Ligën e Konferencës.sorteggio-champions-leagueSHQIPTARET – Klubet tona kanë nisur të gjitha përgatitjet për ndeshjet që do të luajnë në kompeticionet europiane, ku kanë mundësinë e madhe të fitojnë të ardhura të rëndësishme, për të cilat kanë luftuar gjithë sezonin e shkuar. Egnatia, si kampione e vendit, do të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve, kompeticioni më i madh europian për klube. Rrogozhinasit e nisin nga turi i parë dhe renditen në vazon e skuadrave jofavorite.

Shorti i turit të parë është caktuar të hidhet më datë 17 qershor. Ndeshjet e turit të parë, ku do të marrë pjesë Egnatia, por edhe skuadrat shqiptare të Dritës dhe Shkëndijës, do të luhen më 8/9 korrik (ndeshja e parë) dhe 15/16 korrik (e kthimit). Sakaq, tri skuadrat e tjera të Superiores, Partizani, Vllaznia dhe Dinamo, do të luajnë në Ligën e Konferencës. Shorti i raundit të parë do të mbahet në një ditë me atë të Champions, më 17 qershor, teksa ndeshjet e këtij raundi janë caktuar në datat 10 dhe 17 korrik.

Kampionatin e shkuar, Egnatia u eliminua në turin e parë të Champions-it nga FK Borac Banja Luka, ndërsa edhe në turin e dytë të Ligës së Konferencës nga Vikinguri. Tirana doli jashtë prej gjeorgjianëve të Torpedo Kutaisit. Vllaznia u eliminua prej Valurit, ndërsa Partizani kaloi turin e parë ndaj Marsaxlok dhe u mund prej Saburtalo Tbilisit.

PANORAMASPORT.AL