Objektivat e Egnatias në merkato, trajneri Tetova zbulon nga Bullgaria: Janë edhe dy prurje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2025 | 16:04

Objektivat e Egnatias në merkato, trajneri Tetova zbulon nga Bullgaria: Janë edhe dy prurje

Egnatia po vazhdon me përgatitjet për Ligën e Kampioneve. Rrogozhinasit do të përfaqësojnë Shqipërinë kundër islandezëve të Breidablik.

Screenshot 2025-06-23 155936

Trajneri Tetova zbuloi për merkaton nga Bullgaria ku po zhvillon fazën përgatitore:

“Merkato pothuajse është në përfundim, janë edhe dy prurje që po i presim, por grupi është plotësuar. Gjëja e parë që kemi bërë është ruajtja e grupit. Ata lojtarë që kemi pasur, përveç Dylis, Zejnullait dhe Kasës që janë larguar nga ekipi. Zejnullai nuk ka pasur akord, kurse lojtarët e tjerë me dëshirë.

Mendoj se ruajtja e grupit është. Elementet janë, edhe afrimet që kemi bërë jemi munduar aty ku na mungojnë lojtarë ose kemi pasur “rrjedhje”, jemi munduar të rikuperojmë diçka. Mendoj se lojtarët tani janë vetëm çështje përshtatje, por që grupi është po ai i vjetshmi dhe ne me gjithë forcën do tentojmë të kalojmë.

Janë dy prurje. Një mbrojtës i majtë dhe i djathtë që pritet dhe këtu do të mbyllet gjithçka pastaj”, u shpreh Tetova ndër të tjera për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL