Postuar: Mars 27, 2025 | 22:08
Nuk mjafton fitorja në Kategorinë e Parë, një tjetër skuadër bie zyrtarisht në të Dytën
Valbona do të jetë pjesë e Kategorisë së Dytë në sezonin e ardhshëm. Dhe pse mposhti Kastriotin dje, llogaritë nuk mjaftojnë për 4 javët e mbetura.

Valbona mban vendin e parafundit. 12 pikë më tepër ka Kukësi, që po luan përballë Apolonisë.
Asnjë llogari nuk e mban Valbonën në Kategorinë e Parë, pasi Kukësi që kishte mbetur si rival, ka avantazhin e përballjeve direkte.
Valbona i bashkohet kështu Erzenit në Kategorinë e Dytë për edicionin e ardhshëm.
PANORAMASPORT.AL













