“Nuk më lë trajneri Daja të festoj ditëlindjen”, Bregu është gati të sakrifikojë: Luaj ku të më thotë profesori se me Itodon e Zabërgjën…
Dejvi Bregu i ka bërë dhuratë vetes një gol në ditëlindjen e tij, duke ndihmuar Dinamon të merrte tre pikë përballë Vorës në suksesin 2-0.

“Nuk më ka munguar goli. Për mua ishte një ditë e veçantë se kisha ditëlindjen dhe kjo ishte arsyeja.
Kthim të marr topin më poshtë? E kam bërë edhe vjet me Zabërgjën dhe Itodon, por vjet kam munguar për shkak të dëmtimit. Këtë vit po kthehem edhe më poshtë, është diskutuar me profesorin se ma kërkon e besoj se po e bëj shumë mirë dhe shpresoj që të vazhdojë me këto ritme.
E kam bërë edhe pozicionin si 10, janë shumë vite që kam luajtur në të majtën, por tani do apo nuk do, do përshtatesh se edhe lojtarët që kemi këtë vit janë pak ndryshe. Zabërgja e Itodo janë me karakteristika ndryshe nga këto që kemi tani. Nëse profesori më kërkon nga e majta, do luaj në të majtën. Nëse si 10, si 10.
Festë për ditëlindje? Nuk na lënë të festojmë se ndeshja e radhës është shumë afër. Të kishim pushim do festonim”, tha Bregu për RTSH pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL













