Nuk është rastësi që iu pagua një shifër e lartë Dinamos për të, sulmuesi e mbyll edicionin e parë me trofe individual historik
Klubi i Dinamos gjatë verës së kaluar u dha lamtumirën lojtarëve të rëndësishëm si Piter Itodo Mandela dhe Baton Zabërgja, të cilët u transferuan në radhët e Metalist 1925 në Ukrainë. Për qendërsulmuesin, sezoni i parë nuk ka shkuar aspak keq, pasi e ka mbyllur edhe me një trofe të rëndësishëm individual.

Me mbylljen e Kupës së Ukrainës, Mandela rezulton të jetë golashënuesi më i mirë i këtij edicioni, me 5 gola të shënuar, duke marrë një çmim prestigjioz për të, por edhe historik. Kjo, pasi një futbollist i huaj shpallet golashënuesi më i mirë në Kupën e Ukrainës për herë të parë pas 12 vitesh.
Kjo ishte hera e 9 në historinë e turneut që një i huaj shpallej golashënuesi më i mirë dhe 22-vjeçari tashmë mund ta festojë këtë arritje pa u mbushur 12 muaj nga zbarkim i tij në Ukrainë. Metalist 1925 pagoi për lojtarin 700 mijë euro për ta marrë nga Dinamo duke e kthyer menjëherë në qendërsulmuesin titullar të skuadrës.
PANORAMASPORT.AL













