“Nuk duhet të fluturojmë pas kësaj fitoreje”, Veselinoviç: S’ka ndeshje të lehta në futbollin shqiptar, ja pse e aktivizova Mehmetin sulmues
Trajneri i Partizanit, Aleksandr Veselinoviç, foli pas triumfit 0-2 që skuadra e tij regjistroi në transfertë ndaj Teutës. Tekniku serb u mundua ta mbante me këmbë në tokë skuadrën edhe pas kësaj fitoreje duke u shprehur:
“Siç çdo herë dua të përgëzoj lojtarët për performancën dhe angazhimin si dhe tifozët për mbështetjen. Nuk ka ndeshje të lehta në kampionatin shqiptar, aq më tepër në fushën e Teutës. Është ndeshja e tretë në 8 ditë, për ata pak më e vështirë, sepse luajtën me kohë shtesë në Kupë.
Për ne është e rëndësishme që të kemi të gjithë lojtarët të gatshëm, sepse kemi numër të kufizuar lojtarësh. Për këtë arsye lutem që të gjithë te jenë të shëndetshëm.
Nuk duhet të fluturojmë pas kësaj fitoreje, se ka pasur pjesë të ndeshjes që kemi treguar mangësi.
Ka qenë zgjedhje e detyruar e Mehmetit si sulmues. Keko u ndërrua, Bintsuka ishte i dëmtuar, ndaj edhe ishim të detyruar të fusnim Mehmetin në sulm, nuk kishim alternativa të tjera.
E kemi vlerësuar që lojtarët që janë para Mehmetit të fillojnë nga minuta e parë dhe kështu ndodhi.
Në punën time unë nuk krijoj presion te lojtarët. Është në brendinë e çdo sportisti të ketë ambicie maksimale. Pjesën tjetër ja le opinionit për ta vlerësuar, sepse çdo gjë që mund të them mund të merret ndryshe. Pjesa që është shumë e rëndësishme për mua është procesi stërvitor, ku do të përfundojmë në fund të kampionatit do të shikohet me kohën”, u shpreh Aleksandr Veselinoviç.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"