“Nuk do i them”, Çalhanollu çudit para sfidës me Kosovën: Di shqip, por jo fjalët që mund të mendoni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2026 | 20:56

“Nuk do i them”, Çalhanollu çudit para sfidës me Kosovën: Di shqip, por jo fjalët që mund të mendoni

Kosova ëndërron që nesër të shkruajë historinë, duke siguruar pjesëmarrjen në Botërorin 2026. Për këtë duhet të fitojë finalen e “play off” ndaj Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Screenshot 2026-03-30 205606

Hakan Çalhanollu, që është kapiten i ekipit turk, foli në konferencën e zakonshme.

“Ekipi i Kosovës tani është i fortë, ata kanë lojtarë cilësorë dhe kjo është për t’u lavdëruar. Suksesi i tyre tregon se janë të organizuar mirë. Trajneri i tyre është i mirë, ata kanë lojtarë cilësorë, unë e njoh Vedatin dhe ata kanë lojtar që luan te Komo.

Unë di disa fjalë shqip, por jo fjalët që mund të mendoni, kështu që nuk do t’i them. Kam një rreth shumë të ngushtë me kosovarë dhe i dua shumë të gjithë. Bëjmë biseda të shkëlqyera, biseda të mbushura me respekt dhe dashuri.

Kështu që është më mirë të mos them asnjë fjalë. Ata nuk kanë vetëm një lojtar, kanë shumë lojtarë të rrezikshëm. Janë një ekip që bën tranzicione dhe kundërsulme shumë të mira. Fisnik Asllani është i rrezikshëm, Vedati është i rrezikshëm para portës dhe në goditje standarde, dhe Zhegrova i cili luan për Juventusin, është një lojtar cilësor. Të gjithë janë lojtarë të mirë”, u shpreh Çalhanollu ndër të tjera.

PANORAMASPORT.AL