Nuhiju gati për lëvizje të forta në formacion, si pritet të rreshtohen bardheblutë në Durrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2025 | 14:30

Nuhiju gati për lëvizje të forta në formacion, si pritet të rreshtohen bardheblutë në Durrës

Tirana do të përballet me Teutën sot, në një sfidë shumë të rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit. Trajneri Ardian Nuhiju pritet të bëjë sërish ndryshime të mëdha, duke surprizuar me zgjedhjet e tij ashtu siç ka ndodhur edhe në javët e fundit.

tiranaa

KATËR FUTBOLLISTË TË RËNDËSISHËM – Dembele, Valerianos, Soler dhe Fernandez, nuk pritet të jenë në formacionin titullar. Vendimi i teknikut vjen për arsye teknike dhe taktike, ndërsa Nuhiju duket se dëshiron t’i japë më shumë hapësirë lojtarëve që kanë qenë më në formë në seancat e fundit stërvitore. Tirana pritet të hedhë në fushë një grup lojtarësh të përbërë nga elementë që ofrojnë energji, ritëm dhe shpejtësi, në përpjekje për të balancuar lojën dhe për të kontrolluar mesfushën.

Emra si Tafas, Vera, Lleshi, Ismajli, Ndong, Haxhiu, Marku, Rafael, Tabeku, Meta dhe Falaje janë ata që duket se do të mbajnë peshën kryesore të sfidës. Pritshmëritë janë të larta, ndërsa bardheblutë kërkojnë fitoren për të qëndruar në garë dhe për të rikthyer besimin te tifozët. Sfida me Teutën vjen në një moment të rëndësishëm, dhe Nuhiju duket gati të rrezikojë për të marrë maksimumin.

PANORAMASPORT.AL