Postuar: Dhjetor 2, 2025 | 17:44
Një “zhgënjim” i afruar me bujë, Teuta ka jashtë planeve sulmuesin
“Teuta, pa sulmuesin peruan Sebastian Gonzales Zela, mposhti Vllazninë me një diferencë të ngushtë në një ndeshje që korrespondon me raundin e trembëdhjetë të Kategorisë Superiore”.

Kështu shkruante një nga mediat peruane. Sipas saj, me këtë rezultat, Teuta e Sebastian Gonzales Zela shtoi 21 pikë dhe u ngjit në vendin e katërt në Kategoria Superiore (kategoria e parë e futbollit shqiptar), ndërsa Vllaznia mbeti e ankoruar në vendin e tretë me 24 pikë.
Këtë të premte, peruani Sebastian Gonzales Zela, i cili mbërriti te Teuta e Kategorisë Superiore nga Comerciantes Unidos, u përfshi në listën e lojtarëve të thirrur, por nuk luajti asnjë minutë kundër Vllaznizë.
PANORAMASPORT.AL













