Një tjetër kthim te Partizani? Ish-kapiteni i “demave” shfaqet në “Air Albania” për duelin europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2025 | 21:16

Një tjetër kthim te Partizani? Ish-kapiteni i “demave” shfaqet në “Air Albania” për duelin europian

Skuadra e Partizanit kishte në tribunë për ndeshjen e Ligës së Konferencës një tifoz të veçantë. Të kuqtë i ndoqi nga afër edhe ish-kapiteni i kësaj skuadre, mbrojtësi Eneo Bitri.

WhatsApp Image 2025-07-17 at 20.56.01
Futbollisti ka mbyllur huazimin te Gyor në Hungari dhe më pas ka shkëputur edhe kontratën që kishte me Valerengan, që e kishte dhënë huazim në dy vitet e fundit. duke dalë lojtar i lirë dhe në kërkim të një skuadre të re gjatë merkatos së verës.

WhatsApp Image 2025-07-17 at 20.46.01

Duke pasur parasysh formën dhe eksperiencën e qendërmbrojtësit, nuk është çudi që gjatë këtyre javëve ai të kthehet në një objektiv të merkatos të klubeve të Superiores.

PANORAMASPORT.AL