Postuar: Tetor 24, 2025 | 12:33
Një tjetër 11-she, si pritet të rreshtohet Tirana në “klasiken” me Vllazninë
Tirana përgatitet për duelin e madh ndaj Vllaznisë dhe trajneri duket se ka zgjedhur formacionin e tij bazë për të sfiduar shkodranët.

Tafas në portë do të mbrojë rrjetën, ndërsa mbrojtja e katërfishtë synon të neutralizojë ofensivën e Vllaznisë. Mesfusha me Soler, Lleshi dhe Zhunior ka detyrën të lidhë fazat dhe të krijojë hapësira për sulmuesit Tabeku, Falaje dhe Fernandez, që pritet të jenë më aktivët në kërkim të golit.
Në sfidat e mëparshme, ky formacion ka dhënë shenja të mira, por klasiket gjithmonë sjellin një tension shtesë dhe pritshmëritë janë të larta nga tifozët.
PANORAMASPORT.AL













