VIDEO/ “Dhuratë” dhe VAR, Egnatia turpërohet për të tretën ndeshje radhazi nga një ekip mbijetese. Vora i merr tri pikët në Rrogozhinë
Egnatia ka vazhduar serinë horror në Superiore përballë skuadrave që luftojnë për mbijetesë sepse pas humbjeve përballë Tiranës e Flamurtarit, ka koleksionuar të tretën radhazi përballë Vorës.

Ndeshja është mbyllur shumë shpejt që në pjesën e parë, fillimisht me një gol që erdhi si dhuratë e portierit Tandilashvili për Kasallën. Ndërsa më pas ishte VAR-i ai cili akordoi penalltinë me të cilën po Kasalla dyfishoi shifrat.
Në vijim, Egnatia provoi të gjente golin por pa sukses, edhe pse luajti në pjesën e dytë me tre qendërsulmues, pasi krijoi pak e shpërdori disa mundësi të mira para portës. Kësisoj, në fund doli kokulur nga fusha e lojës në një mbyllje sezoni ku pak nga pak edhe rrogozhinasit po dorëzohen në luftën për titullin në Superiore.
Nga ana tjetër Vora mori tre pikë të arta për klasifikimin duke mbajtur hapin e Tiranës dhe Bylisit që bënë të njëjtin rezultat këtë javë.
EGNATIA 0-2 VORA
4′, 26′ (p) Kasalla
NGJARJET KRYESORE
90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Vorës.
90’+3’ Vinicius merr vendin e Luis Felipe te Vora.
90’+2’ Një aksion nga e majta e sulmit nxjerr Buriç të vetëm para Harizajt me sulmuesin i cili gabon gjithçka duke gjuajtur në trupin e portierit.
90’ Jepen 4 minuta shtesë.
87’ Daka i lë vendin në fushë Çibuike në radhët e Vorës.
85’ Vrapi dhe Repaj ndëshkohen brenda pak minutash për vonesa loje dhe sjellje josportive.
82’ Rodrigues merr vendin e Xheferson në radhët e Egnatias.
80’ Egnatia shënon pas një aksioni të rrëmbyeshëm, me gjuajtjen e Ruçit i cili përplas topin te Bakajoko e pastaj sfera shkon në rrjetë. Gjyqtari anulon pasi sulmuesi është në pozicion jashtë loje. (VIDEO)

78’ Zuna ndëshkohet me karton të verdhë.
78’ Karrica nga jashtë zonës provon të befasojë Tandilashvilin, pa sukses.
77’ Luis Felipe niset në sulm në të majtën, nuk pason në krahun tjetër për Dakën e vetëm por hyn në zonë dhe aty humb topin.
76’ Karrica nis Dakën drejt portës, Tandilashvili del nga zona dhe largon sferën.
74’ Bakajoko merr fundoren në të majtën, pasimi i tij drejt Buriç ndalet nga Harizaj. (VIDEO)
72’ Ruçi merr vendin e Kryeziut në radhët e Egnatias.
72’ Daka gjen në mënyrë perfekte Karricën, i cili gabon gjithçka me gjuajtjen e tij duke çuar sferën jashtë edhe pse i vetëm përballë portës. (VIDEO)
71’ Karrica merr vendin e Kasallës në radhët e Vorës.
69’ Adjesa gjuan drejt portës, sfera devijohet e shkon me ngadalësi te Harizaj.
66’ Poçi ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.
64’ Bakajoko hyn me mjeshtëri në zonë, por pastaj gjuajtja e tij në të djathtën ndalet nga Harizaj i cili grushton në këndore. (VIDEO)
60’ Haime provon të rrezikojë me një goditje dënimi të harkuar në qendër të zonës, Shehi largon në këndore.
58’ Edhe Haime përfundon në listën e të ndëshkuarve me karton të verdhë.
57’ Kryeziu tenton portën nga distanca, Harizaj kontrollon i qetë. (VIDEO)
55’ Daka pason për Luis Felipe në zonë, gjuajtja e sulmuesit nuk është e duhura, duke shpërdoruar mundësinë për të rrezikuar portën. (VIDEO)
55’ Adjesa ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Vrapit.
54’ Kasalla nis topin te Barjamaj i cili harkon në zonë ku portieri nuk gabon në kontrollin e sferës.
46’ Buriç, Adjesa dhe Xheferson hyjnë në fushë në vend të Selmanit, Grudës dhe Albanezes në radhët e Egnatias në startin e pjesës së dytë.
45+4′ Mbyllet pjesa e parë, Egnatia 0-2 Vora.
45+2′ Raste të arta tek Egnatia. Fillimisht Bakajoko, më pas Albanese. Asnjë prej tyre nuk ia del të dërgojë topin në rrjetë. (VIDEO)
45′ Akordohen 3 minuta shtesë.
45′ Karton i verdhë për Shehin te Vora.
41′ Harizaj ndal një tjetër krosim te Vora. Egnatia mundohet të rihapë ndeshjen.
38′ Harizaj kontrollon pa problem harkimin nga ana e Haimes. (VIDEO)
28′ Karton i verdhë për Alijev, i cili u përplas me Bardhin. (VIDEO)
26′ GOOOL! Egnatia 0-2 Vora/ Gjyqtari Shahini shikon me VAR rastin mes Bardhit dhe Alijev. Akordohet penallti. Kasalla e kthen në gol, pikërisht pesë minuta pasi ishte kryer ndërhyrja e gabuar e Alijev ndaj Bardhit. (VIDEO)
21′ Vora shfaqet rrezikshëm me Bardhin. Askush nuk ndodhet aty për të përfituar pas pasimit të tij. Topi kalon gjithë pasqyrën e portës, ndërsa kishte edhe një ndërhyrje të Bardhit ndaj Alijev.
20′ Luis Felipe provon nga distanca te Vora. Portieri i Egnatias kontrollon pa problem.
20′ Pretendime për penallti tek Egnatia. Gjithçka konsiderohet e rregullt. (VIDEO)
17′ Gjuajtje për t’u harruar nga distanca, pikërisht nga ana e Bardhit te Vora.
16′ Vora fiton goditje këndoren e parë. Barazohet numri i tyre. (VIDEO)
10′ Haime provon të befasojë portierin Harizaj. Ky i fundit e devijon topin në këndore. (VIDEO)
5′ Kasalla reklamon një dëmtim dhe ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor.
4′ GOOOL! Egnatia 0-1 Vora/ Tandilashvili e bën dhuratë golin për Vorën. Kasalla kalon në avantazh miqtë. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja në Rrogozhinë.
FORMACIONET ZYRTARE
EGNATIA: Tandilashvili, Alijev, Poçi, Haime, Fangaj, Aleksi, Kryeziu, Selmani, Albaneze, Gruda, Bakajoko.
Trajner: Juljan Brahja
VORA: Harizaj, Zuna, Repaj, Shehi, Vrapi, Kashari, Barjamaj, Kasalla, Bardhi, Daka, Luis Felipe.
Trajner: Arjan Bellaj
PANORAMASPORT.AL













