Një mungesë dhe dy dyshime për kuqeblutë, si pritet të rreshtohet Vllaznia kundër Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2025 | 8:32

Një mungesë dhe dy dyshime për kuqeblutë, si pritet të rreshtohet Vllaznia kundër Dinamos

Në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit deri në këto moment, atë të gjysmëfinales së parë të Kupës së Shqipërisë, Vllaznia do vuajë mungesën e disa titullarëve.VLLAZNIA

Trajneri Tomas Brdariç do të ketë me të vërtetë një “dhimbje koke” për të ndërtuar një formacion kundër Dinamos, ku tashmë e konfirmuar është mungesa e Bekim Balajt, ndërsa jashtë sfide duket edhe Bajrami e në dyshim edhe futbollistë, si: Stojanoviç dhe Mensah. Kështu, nga porta do ta nisë Jukaj.

Në krahun e djathtë të mbrojtjes do pozicionohet Gurishta, i cili në rast mungese të Stojanoviç që është parashikuar si titullar, mund të zhvendoset edhe në qendër. E ndërsa do jetë sërish Krymi në pozicionin e qendër mbrojtësit tjetër dhe Jagon majtas që plotëson repartin e prapavijës. Në mesfushë është sërish Mala që aktivizohet.

Ku së bashku me Deliun dhe Salën do të formojnë treshen e këtij reparti. Në sulm, në mungesë të Balajt do ta udhëheqë repartin e avancuar Mensah. Me ganezin që po ashtu ka shprehur shqetësime fizike në ndeshjen e fundit kundër Dinamos në kampionat.

Nga krahët e sulmit, priten Gruda djathtas dhe Dodaj në majtë për të kompletuar formacionin kundër Dinamos që shfaqet mes shumë dilemash për 9 herë kampionët e vendit.

FGFGHM

PANORAMASPORT.AL