Një mesfushor dhe një mbrojtës te Pogradeci
Liqenorët vazhdojnë me intensitet përgatitjet verore dhe tashmë stafi drejtues po mendon edhe për miqësoret, të cilat ata do të munden të provojnë futbollistë që do të zgjidhen për formacionin.
Tashmë pranë ekipit janë afruar mesfushori Pinto dhe mbrojtësi Ramazani, gjithmonë në përforcimin e ekipit. Nga ana tjetër, tekniku Stojku përfiton nga ekipet që afrohen pranë qytetit të Pogradecit për t’u stërvitur.
Njëri prej futbollistëve i rikthyer pranë ekipit, mesfushori Vangjo Zguro, për “Panorama Sport” thotë:
“Jam rikthyer pas largimit nga Butrinti. Në dy ndeshjet e para miqësore jam munduar që të bëj më të mirën, por duhet të pranojmë që jemi në javën e 3-të të stërvitjes dhe deri në fillimin e kampionatit kemi shumë rrugë për të bërë. Në dy ndeshjet sidomos në të dytën kemi luajtur mjaft mirë ku u kurorëzuam me fitore. Këto takime na japin mundësi për të nxjerrë në pah aftësitë tona individuale, ndërsa teknikëve u jepet mundësia për të na dhënë dhe role të tjera në ekip”. Pëllumb Starova













