Një lapsus bën lëmsh startin e kampionateve, FSHF sqaron situatën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2025 | 23:23

Një lapsus bën lëmsh startin e kampionateve, FSHF sqaron situatën

Një lapsus i FSHF-së në faqen e web-it, duket se bëri lëmsh startin e Superiores dhe Kategorisë së Parë. Në lajmin e publikuar së fundmi shkruhej se “Abissnet Superiore” do të startojë më 19 gusht, ndërsa Kategoria e Parë, më 26 gusht.  

superiore

Por burime në FSHF, kanë konfirmuar për “Panorama Sport” se nuk ka ndryshuar asgjë dhe se të dyja kampionatet do të startojnë në datën 23 gusht siç ishte përcaktuar fillimisht. 

Lapsusi në faqen e FSHF-së është korrigjuar pas publikimit në media, teksa gjithçka mbetet e pandryshuar për sa i përket datës 23 gusht, ku do të ngrejë siparin edicioni i ri në Superiore dhe Kategorinë e Parë.  

PANORAMASPORT.AL