Një boshnjak për provë te Kastrioti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2015 | 17:47

Një boshnjak për provë te Kastrioti

ibrahimTe skuadra krutane është afruar një boshnjak. Bëhet fjalë për Ibrahim Arifoviç. Futbollisti është ditëlindjes 1990 dhe luan në rolin e mbrojtësit të qendrës.

Trajneri Plori pohoi se boshnjaku do të testohet. Arifoviç ka luajtur më parë me skuadrën e Novi Pazar në kampionatin serb. Ndërkohë, përpos testeve brenda grupit, Kastrioti do të luajë sot në orë 18:00 një miqësore në Pezë Helmes ndaj Internacionalit. Numri i futbollistëve aktualisht është reduktuar, kjo pas seleksionimeve të bëra menjëherë pas ndeshjes ndaj Erzenit të shtunën e kaluar, e humbur me rezultatin 3- 1. Ndërkohë, burime pranë presidencës bëjnë me dije se kanë nisur tratativa me 2-3 futbollistë që janë aktivizuar me skuadra të Superiores.

Përgatiti: Ndriçim Kruja