Nis eksodi te tropojanët. Vetëm një gol në 28 ndeshje, mesfushori brazilian largohet nga Valbona
Pas dështimit në këtë sezon, teksa u rrëzuan në Kategorinë e Dytë, skuadra e Valbonës ka humbur edhe një tjetër futbollist. Në rrjetet sociale, braziliani Uesli ka bërë një postim ku ka lajmëruar largimin nga skuadra e Valbonës.

Ai falënderon klubin për mundësinë dhe ka mbyllur aventurën në Shqipëri. “Faleminderit Valbona për mundësinë, i uroj klubit suksese”, shkruan mesfushori me tipare sulmuese në profilin e tij në “Instagram”. 24-vjeçari u bashkua në verën e kaluar me ekipin verior, ndërsa ai numëroi 28 paraqitje gjithsej.

Në këto ndeshje, Uesli arriti që të shënojë vetëm 1 gol, duke mos përmbushur pritshmëritë. Në sezonin e ri, Valbona do të militojë në Kategorinë e Dytë dhe pritet të shihet nëse do të jetë sërish objektiv rikthimi në të Parën.
PANORAMASPORT.AL













