Nica thur elozhe për lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2015 | 20:42

Nica thur elozhe për lojtarët

ErzeniErzeni surprizoi dy ditë më parë, pasi fitoi 3-1 në miqësoren ndaj Kastriotit. Në lidhje me atë takim dhe paraqitjen e skuadrës që drejton, trajneri i shijakasve Stavri Nica shprehet: “Rezultati për mua është në plan të dytë. Ajo që më gëzon, është besimi që treguan futbollistët në fush- ën e lojës.

Shpresojmë që ky rezultat të na shërbejë për të bërë një paraqitje të mirë në të ardhmen dhe t’i japim kënaqësi sportdashësve shijakas. Kjo ndeshje më shërbeu për të parë nga afër ndonjë element që mund të na shërbejë në të ardhmen.

Skuadra do të ndërtohet gradualisht për të qenë e gatshme për kampionat. Jemi në rrugën e duhur dhe kështu besoj se do të vazhdojmë”.

Përgatiti: Fiqiri Shehu