Ngritja e Skënderbeut, Mirel Josa rrëfen si FSHF ndërhyri për t’i favorizuar: U shty dy javë vetëm për këtë arsye

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2026 | 22:19

Ngritja e Skënderbeut, Mirel Josa rrëfen si FSHF ndërhyri për t’i favorizuar: U shty dy javë vetëm për këtë arsye

Mirel Josa është pjesë e historisë së Skënderbeut, ndërsa së fundmi u rikthye për të rrëfyer periudhën e kaluar me bardhekuqtë. Trajneri i njohur zbuloi si Federata Shqiptare e Futbollit ndërhyri në merkato për t’i favorizuar, pikërisht te sezoni i parë(2009/10) ku rrezikohej rënia.

Screenshot 2026-05-17 101843

Skënderbeu qëndronte për 25 javë në pozicione që të dërgonin drejt rënies direkte nga kategoria. Në fund ia doli që të mbyllë në “play out”, teksa Apolonia dhe Gramozi e pësuan me rënie direkte.

Skënderbeu më pas mundi Kamzën 1 me 0 në finalen e “play out”, duke siguruar edhe mbijetesën. Nga edicioni tjetër filloi projekti ku u siguruan trofe për vite me radhë.

PJESË NGA RRËFIMI I MIREL JOSËS TE “DOSJA E FUTBOLLIT”

2009/10…

Ishte shumë i rëndësishëm ai sezon. Është një periudhë që u bënë shumë reforma brenda pak kohe. Morëm disa lojtarë në të cilën u shty dhe periudha e lëvizjes së lojtarëve u shty për dy javë. Vetëm për arsye të Skënderbeut. Kështu ishin rregullat atëherë. Ishin rregullat që i përcaktonte FSHF. Dhe filloi puna për të ringritur skuadrën dhe mos lejonim që të binte një kategori më poshtë.

Shtyrja e afateve, përse u detyrua?

U detyrua të ndryshojnë sepse atëherë nuk vendoste FIFA ose UEFA për këto probleme. Atëherë vendosnin të gjitha federatat, sipas interesave që kishte.

Pra FSHF i dha një dorë Skënderbeut për të qëndruar në kategori dhe të shtynte afatet?

Normale që po.

PANORAMASPORT.AL