Nga tribuna në Prokurori, vetëm një tifoz e pëson keq pas dhunës në Vlorë! Shkak bëhet… kapsolla
Pamjet e turpshme u kthyen në futbollin shqiptar, ndërsa dje u luajt ndeshja Flamurtari-Elbasani(1-2). Dhuna ishte e pranishme në shkallët e stadiumit mes tifozëve, por edhe në dhomat e zhveshjes ku u përfshinë lojtarët e stafet respektive.

Policia e Vlorë ka nxjerrë në pah vetëm një tifoz të Elbasanit, i cili e ka pësuar keq pas një kapsolle në drejtim të rivalëve nga Vlora.
Njoftimi i Policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin:
Sh. B., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi në stadiumin “Flamurtari” gjatë ndeshjes së futbollit Flamurtari-Elbasani, ky shtetas ka hedhur kapsollë në drejtim të tifozëve të klubit Flamurtari”.
PANORAMASPORT.AL













