Postuar: Dhjetor 13, 2025 | 8:20
Nga Tirana në Elbasan dhe Durrës, rikthehet Superiorja me javën e 16-të
Superiorja rikthehet sot me javën e 16-të të saj. Janë gjashtë skuadra që zbresin në fushë, Vora, Elbasani, Partizani, Flamurtari, Teuta dhe Tirana. Sfidat janë programuar në 16:30 dhe 19:30.

Vora dhe Elbasani do të masin forcat në “Elbasan Arena”, pikërisht prej orës 16:30. Në të njëjtën kohë do të luhet edhe Partizani – Flamurtari.
Dita e shtunë do të mbyllet me Teutën dhe Tiranën. Një sfidë e cila nis në orën 19:30 dhe të dyja skuadrat do kërkojnë të rikthehen te fitorja.
AXHENDA E 13 DHJETORIT, JAVA 16-TË
Vora – Elbasani, ora 16:30 (Stadiumi “Elbasan Arena”)
Partizani – Flamurtari, ora 16:30 (Stadiumi “Arena e Demave”)
Teuta – Tirana, ora 19:30 (Stadiumi “Niko Dovana”)
PANORAMASPORT.AL













