Postuar: Maj 12, 2026 | 16:27
Nga talentet më të vlerësuar të futbollit shqiptar, kampionët “rrëmbejnë” protagonistin e titullit me Laçin
Agan Mjaki pritet t’i bashkohet Dritës në Kosovë. Një nga protagonistët e Laçit në titullin kampion të Kategorisë së Parë, do vendoset nën urdhrat e Zekirija Ramadanit.

23-vjeçari ishte ndër më të vlerësuar e futbollit shqiptar, ndërsa hapat e parë i pati në Holandë. Për Dritën shikohet si përforcimi i duhur në krahun e djathtë.
Për më tepër, Mjaki doli si lojtar i lirë pas përfundimit të sezonit me Laçin. Drita si kampione e Kosovës do të fillojë përgatitjet për kualifikueset e Ligës së Kampioneve, ku në dy turet e para vendoset në vazon e skuadrave favorite.
PANORAMASPORT.AL













