Postuar: Dhjetor 31, 2025 | 18:07
Nga hero në rrezik shkarkimi, dridhet stoli i gjigantëve të Premier Ligës. Klubi vendos ultimatum
Çelsi është jashtë garës për titullin kampion në Angli, pasi fitoi vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të Premier Ligë. Barazimi i fundit me Bornmuth ka tronditur edhe trajnerin Enzo Mareska, që rrezikon shkarkimin.

Klubi raportohet se do i japë afat Mareskës edhe muajin janar. Në rast se nuk rikthehen rezultatet pozitive, atëherë ndarja është e pashmangshme.
Mareska ndryshoi Çelsin, që nga korriku i vitit 2024 kur iu besua detyra. Po ashtu gjatë kësaj kohe, emri i tij është lakuar te Mançester Siti.
Kontrata e 45-vjeçarit italian përfundon në vitin 2029. Megjithatë, në Angli është parë që shkarkimet kthehen në normalitet kur projekti prishet.
PANORAMASPORT.AL













