Nga goli ndaj Teutës te ftesa në kombëtare, Ndong: Sot luajtëm të gjithë si ekip! E di historinë e Tiranës…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2025 | 22:21

Nga goli ndaj Teutës te ftesa në kombëtare, Ndong: Sot luajtëm të gjithë si ekip! E di historinë e Tiranës…

Basilio Ndong ishte autori i golin në barazimin 1 me 1 që Tirana regjistroi në transfertë ndaj Teutës. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, mbrojtësi nga Guinea Ekuatoriale, deklaroi:

bandicam 2025-12-13 22-16-14-016

“Unë ndihem shumë mirë. U ndjeva mirë edhe sot bashkë me ekipin. Sot luajtëm të gjithë si një ekip. Po ndihem shumë mirë këtu në Shqipëri me thënë të drejtën.

E di historinë e klubit para se të vija këtu. Kam folur me shumë veta nga klubi dhe lojtarë. Jam munduar dhe nga rrjetet sociale të shikoj çfarë përfaqëson kjo skuadër. Po ndihem shumë mirë, e di që nuk është e lehtë Superiorja, tani po e shikoj edhe në fushë. Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të marrim pikët.

Po e kam ftesën për të shkuar në kombëtarja, në Afrika Cup. Jemi në kompeticion të madh, nuk e di saktësisht sa do të qëndroj. Ndoshta 2 javë, ose më shumë, nuk e di. Por që do të iki te kombëtarja është e vërtetë. Isha i përqëndruar te skuadra tani, nga nesër që do të iki do e kem mendjen te kombëtarja”, Ndong.

PANORAMASPORT.AL