Postuar: Prill 8, 2025 | 19:40
Nga Egnatia te Tirana, pas 120 ndeshjesh ndodh që Partizani të…
Partizani u trondit dje nga Tirana, pasi u mposht në “Arena Kombëtare” me rezultatin 3-0. Një disfatë që ul moralin e “demave” dhe rrezikon fatin e gjithë sezonit, kur kanë mbetur dhe tri javë.

Alban Hoxha e nxori tri herë topin nga porta e tij ku dy prej golave u shënuan nga penalltia. Në anën tjetër, asnjë gol, të paktën i rregullt, nuk u shënua nga të kuqtë e kryeqytetit.
Humbje e tillë me 3 gola diferencë nuk ndodhte te Partizani prej 120 ndeshjesh. Sfidat e luajtura në Superiore, Kupë, Superkupë dhe Europë, nuk shikonin këtë statistikë negative nga 30 tetori i vitit 2022.
Asokohe ishte Egnatia që fitoi ndaj Partizanit me rezultatin e pastër 3-0.
PANORAMASPORT.AL













