Nga Dodaj te Mala, ja më të shtrenjtët e Vllaznisë
Nga vlerat e futbollistëve në merkato, Kevin Dodaj vijon të ngelet më i shtrenjti te Vllaznia. Sulmuesi prej disa kohësh ka kapur vlerën e 500 mijë eurove në tregun e shitblerjeve të futbollistëve.
Duke u vlerësuar kështu për performancat e tij e po ashtu duke qenë lojtari më i vlefshëm te shkodranët, me 19- vjeçarin që është potenciali më i madh për një shitje jashtë vendit. Interesi i skuadrave të ndryshme në kampionate të rëndësishme të kontinentit nuk ka munguar për numrin “22”. Futbollisti i dytë më i shtrenjtë te Vllaznia, sipas faqes së specializuar “Transfermarkt”, është Esat Mala.
Me prizrenasin që nga performanca e sezonit të shkuar ka pasur një rritje të vlerës në 400 mijë euro, duke qenë kështu i renditur në vendin e dytë pas Dodajt, për sa u përket futbollistëve më të shtrenjtë te kuqeblutë. Podiumin ndoshta për habi e mbyll Aron Jukaj, si futbollisti i tretë më i shtrenjtë në radhët e 9 herë kampionëve të vendit. Gardiani ka qenë titullar i portës shkodrane nga dhjetori i shkuar, ku tashmë ka një rritje të vlerës së kartonit në 300 mijë euro.
Pas kësaj tresheje, te Vllaznia si lojtari më i shtrenjtë renditet Klinti Qato, me një shifër prej 275 mijë eurosh. Teksa janë një grumbull futbollistësh si Barjami, Krymi, Gruda, Jago apo edhe Sala që në treg vlerësohen me 250 mijë euro.
PANORAMASPORT.AL













