Nga Abilaliaj tek… Abilaliaj! Vetëm 3 pikë në 6 ndeshjet e fundit, Partizani me formën më të dobët të Superiores
Partizani po kalon formën më të dobët të këtij sezoni. Vetëm 3 pikë janë grumbulluar në 6 ndeshjet e fundit të kampionatit, ndërsa bie në sy se asnjë skuadër tjetër nuk ka marrë më pak gjatë kësaj kohe.

Plot 6 ndeshje pa fitore e kthejnë Partizanin në situatën e sezonit të kaluar, kur trajner ishte pikërisht Abilaliaj. Pas një ecurie fantastike me 6 fitore radhazi, “demat” qëndruan për plot 7 javë pa fitore në kampionat.
Këtë herë, situata u krijua me Veselinoviç në stol. Trajneri serb u shkarkua pas humbjes me Bylisin. Dhe pse Partizani reagoi në Kupë, e njëjta gjë nuk ndodhi në kampionat. Ishte Elbasani që solli disfatën e radhës.
Përballja pasuese në Superiore është kundër Vllaznisë. Kryeqytetasit luajnë nesër në transfertën e kuqebluve dhe koha nuk premton, ndërsa Partizani po rrezikon pjesëmarrjen në “Final Four”.
PANORAMASPORT.AL













